Big Brother Albania the amazing reality tv show

Katerinës i “humb” Lupçe. Ajo kërkon nëpër shtëpi dhe mëson se ai është në dhomën e rrëfimit nga

Big Brother Albania 10 Live - Big Brother Albania 10

Por Katerina në këtë rast është shumë kurioze dhe shkon pas derës duke përgjuar partnerin e saj.

Katerina duket se nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë nga partneri i saj që nuk do t’i pëlqente, pasi menjëherë sapo ai del nga dhoma e rrëfimit, ajo shkon e përqafon dhe e puth atë.

Lupçe, Olsi, Danjeli, Fotinia luajnë me letra. Në një moment Lupçe, partner në lojë me Olsin, bën një hile.

Olsi hedh letrat, por Lupçe e pengon, pasi i ka parë dhe thotë se nuk e kishte thënë fjalën “pas”.

“Aman o Lupçe me këto hile”, i thotë Danjeli. “Le të bëjë hile”, i thotë Fotinisë Danjeli, “prapë ne do fitojmë”.

“Sa hile bën ai Lupçe”, i thotë Fotinia Danjelit dhe Fiorentinës që janë ulur në tavolinë. “E pa çfarë letre kishte për të hedhur Olsi dhe tha jo, jo”. “Pse e latë?”, thotë Fiorentina. “Aman kush e dëgjonte pastaj”, thotë Fotinia.